Dhoma e Ulët e Parlamentit holandez miratoi dje një shtrëngim të konsiderueshëm të ligjeve për azilkërkuesit, gjë që do ta bëjë më të vështirë marrjen e azilit dhe gjithashtu ribashkimin e anëtarëve të familjes në Holandë.
Dhoma e Ulët, Dhoma e dytë, miratoi me shumicë votash dy propozimet legjislative shumë të diskutueshme.
Legjislacioni gjithashtu e bën qëndrimin në vend pa dokumente të vlefshme, si dhe ofrimin e ndihmës për njerëzit pa dokumente, një vepër penale.
Për t’u bërë ligj, projektligjet duhet të sigurojnë shumicën në Dhomën e Lartë të parlamentit, ose Dhomën e Parë, ku paketa legjislative pritet të diskutohet në vjeshtë. Mbetet e pasigurt nëse dhoma do t’i mbështesë propozimet.
Ekspertët ligjorë, këshilltarët qeveritarë, autoritetet e azilit dhe organizatat e refugjatëve paralajmëruan për rrezikun e futjes së këtyre ligjeve.
Ata argumentuan se masat ishin ligjërisht të diskutueshme dhe praktikisht të pazbatueshme. /ATSH-DPA/