Dubai po afron me hapa të shpejtë drejt përdorimit të taksive ajrore elektrike për të shmangur trafikun.
Kompania Joby Aviation zhvilloi fluturimin e parë provë të taksisë së saj ajrore eVTOL në Emirate, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt lansimit komercial në vitin 2026.
Këto taksi ajrore mund të përshkojnë deri në 160 km me shpejtësi deri në 320 km/orë dhe premtojnë të ulin ndjeshëm kohën e udhëtimit, si për shembull nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait në Palm Jumeirah, që do të zgjasë vetëm 12 minuta.
Megjithëse çmimet fillestare do të jenë më të larta dhe do t’u drejtohen kryesisht udhëtarëve me të ardhura më të larta, synimi është që më vonë të jenë të përballueshme për të gjithë.
Ky projekt gjithashtu do të jetë miqësor me mjedisin, pasi taksitë janë plotësisht elektrike dhe pa emetime.
Sidoqoftë, mbeten sfida të rëndësishme për miratimet rregullatore dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për këto fluturime urbane. /Telegrafi/