Shtohen tensionet: Katari akuzon Iranin për shkelje të sovranitetit

Në një hap të rrallë që shënon përkeqësim të marrëdhënieve diplomatike, ministria e Jashtme e Katarit ka thirrur ambasadorin Iranian pas sulmeve ndaj bazës amerikane.

Sipas Reuters, në një deklaratë zyrtare, ministria ka dënuar ashpër sulmin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ndaj bazës ajrore amerikane Al Udeid në Katar, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit të vendit, hapësirës ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme, Sultan bin Saad Al Muraikhi, ka theksuar se sulmi ishte në kundërshtim me parimet e fqinjësisë së mirë dhe marrëdhëniet historikisht të ngushta midis Katarit dhe Iranit.

Ai poashtu ka përsëritur përkushtimin e Katarit ndaj dialogut duke bërë thirrje për rikthim në kanalet diplomatike, me qëllim shmangien e përshkallëzimit dhe forcimin e stabilitetit në rajon.

Read Previous

Gjykata Supreme autorizon rifillimin e dëbimeve në vende të treta

Read Next

Berjani: Çmimet e naftës kanë filluar të bien në Kosovë