UEFA konfirmon datat dhe oraret e klubeve kosovare në garat evropiane

UEFA ka konfirmuar vendet dhe orarët e ndeshjeve të skuadrave kosovare në garat evropiane.

Drita dhe  Malisheva do të zhvillojnë ndeshjet e para në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ndërsa Prishtina do ta luajë sfidën e parë në udhëtim.

Drita do të përballet me Differdange në raundin e parë. Ndeshja e parë luhet më 8 korrik në ora 20:00 në “Fadil Vokrri”. Takimi i kthimit zhvillohet më 15 korrik në ora 20:00 në Stadiumin e Qytetit në Differdange.

Prishtina ndeshet fillimisht me Sheriff Tiraspol më 10 korrik, ora 19:00, në Sheriff Main Arena në Tiraspol. Ora për ndeshjen e kthimit ende nuk është konfirmuar.

Malisheva e nis aventurën ndaj Vikingur Reykjavik. Ndeshja e parë është më 10 korrik, ora 17:00, në “Fadil Vokrri”. Ndeshja e kthimit luhet më 17 korrik në Víkingsvöllur, Reykjavik, ndërsa ora pritet të konfirmohet.

Ndërkohë, FC Ballkani do t’i nis garat nga raundi i dytë kualifikues, ndërsa terminet për ndeshjet e këtij raundi do të publikohen më vonë. /Telegrafi/

Read Previous

Inteligjenca artificiale e WhatsApp-it ndan aksidentalisht numrat privat të përdoruesve

Read Next

Rubio: Hakmarrja e Iranit do të ishte gabimi më i keq ndonjëherë