Adobe lançon aplikacion falas për iPhone

Adobe ka publikuar një aplikacion të ri për kamerën e iPhone që synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e fotografive. I quajtur Project Indigo, aplikacioni është falas dhe nuk kërkon një llogari Adobe për ta përdorur, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo risi nga Adobe është ndërtuar me ndihmën e Marc Levoy, një nga emrat më të njohur në fushën e fotografisë kompjuterike, i njohur për suksesin e kamerave Pixel të Google.

Project Indigo është në dispozicion për iPhone 12 Pro dhe Pro Max, iPhone 13 Pro/Pro Max dhe të gjitha modelet e iPhone 14 dhe më të rinj. Megjithatë, për përformancë optimale, Adobe rekomandon përdorimin e tij në një iPhone 15 Pro ose më të ri.

Aplikacioni u publikua javën e kaluar përmes Adobe Labs dhe ofron një kombinim të avancuar të përpunimit të imazhit dhe inteligjencës kompjuterike për të kapur foto më të mprehta dhe më të ndriçuara.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Iranianët thërrasin takim urgjent me Putinin pas bombardimeve amerikane

Read Next

Garda Revolucionare paralajmëron SHBA-në