Juventus, Chiellini: Do të ndërtojmë një ekip konkurrues për sezonin e ri

Creator: FREDERIC J. BROWN | Credit: AFP via Getty Images

Giorgio Chiellini bëri debutimin e tij zyrtar si “drejtor i strategjisë së futbollit” i Juventusit, në kuadër të Kupës së Botës për Klube. Ish-kapiteni bardhezi foli kështu për objektivat e “Zonjës së Vjetër” në këtë turne:

“Ka qenë një sezon i vështirë dhe i lodhshëm, por në ditët e fundit jemi stërvitur mirë. Jam optimist për nisjen e këtij kompeticioni të rëndësishëm. Është edicioni i parë dhe kemi shumë dëshirë të bëjmë mirë, të ecim përpara, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”.

Më pas, pyetjet për ish-mbrojtësin e kombëtares italiane kaluan te merkatoja dhe e ardhmja e bardhezinjve: “Për këtë çështje kemi diskutime të përditshme me Tudor. Tani prioriteti është ndeshja e radhës.

Është e drejtë që lojtarët dhe trajneri të jenë të përqendruar vetëm te fusha. Ka drejtues që po mendojnë për të ardhmen, në kohën e duhur do të krijojmë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Skuadra po rritet. Vështirësitë e përjetuara sezonin e kaluar do ta bëjnë grupin edhe më të fortë. Lojtarët kanë një udhëheqës si Igor, i cili muajt e fundit iu ka dhënë shumë dhe ka treguar se përfaqëson Juventusin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi besim si për këtë turne, ashtu edhe për sezonin e ardhshëm”. /Telesport.al/

Read Previous

​Google teston biseda zanore me AI në kohë reale në ‘Search’

Read Next

Finlanda votoi të tërhiqet nga Konventa e Otavës për minat tokësore