Osmani takohet me kryetarin e Parlamentit të Japonisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Japoni.

Osmani ka njoftuar se ka takuar kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga.

“Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Ajo ka shtuar tutje se “Mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit, dhe synojmë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta”./Telegrafi/

Read Previous

​Hapet hapësira ajrore e Jordanisë

Read Next

Maqedonci: Kosova dhe ShBA hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri