Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur “inteligjencën superkompjuterike”, një lloj Inteligjence Artificiale që mund të tejkalojë aftësitë njerëzore në të gjitha detyrat.
Kompania do të blejë 49% të aksioneve të startup-it Scale AI, i udhëhequr nga Alexandr Wang.
Ky investim vjen pas dështimit të Metaverse dhe përparimeve të konkurrentëve si OpenAI dhe Google.
Scale AI ka lidhur gjithashtu një kontratë me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së për të zhvilluar sisteme të bazuara në AI.
Ekspertët e shohin këtë lëvizje si një përpjekje të Meta-s për të rikthyer pozicionin e saj në fushën e Inteligjencës Artificiale.
Meta ende nuk ka bërë deklarata zyrtare për këtë marrëveshje. /Telegrafi/