Sylvinho: Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin

Pas ndeshjes pa gola ndaj Serbisë, përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, doli përpara për të ndarë përshtypjet e tij.

Ai foli për zgjedhjet e formacionit, përgjegjësinë e tij në rastet e humbura dhe vlerësoi paraqitjen e lojtarëve, duke i bërë thirrje që të marrin më të mirën nga kjo sfidë.

“Jam i lumtur me mënyrën si u prezantuam, me lojën që bëmë, por jo me rezultatin. Bëmë lojë serioze dhe jam krenar me të gjithë lojtarët, por për fat të keq ky është futbolli. Jam i zhgënjyer me rezultatin”.

“Penalltia është gjithmonë diçka e vështirë. Në stërvitje provuam me Manajn, Bajramin, Asllanin e Uzunin. Manaj ishte zgjedhja ime. Nëse ai gabon, kam gabuar dhe unë. Shqipëria e Sylvinhos? Jo, kjo është Shqipëria e Shqiptarëve”.

“Formacioni? Ndryshe nga kualifikueset e Europianit nuk kemi një formacion fiks. Kemi shumë lojtarë në dispozicion dhe i përzgjedhim për veçoritë e tyre. Skuadra ishte ofensive. Zëvendësimet u bënë sepse lojtarët ishin të lodhur”.

“Sa ndeshje ka Broja që nuk luan 90 minuta? Hoxha bëri super lojë, por edhe ai ishte i lodhur. E njëjta gjë edhe për Manajn. Ai ishte zgjedhje pak e vështirë për ne, pasi humbi dy ditë nga stërvitja me ekipin, por ai ka eksperiencë me Kombëtaren”, deklaroi Sylvinho. /Telegrafi/ 

Read Previous

Rafuna: Bizneset po bëhen gati të dalin në Shqipëri e Maqedoni

Read Next

Nesër edhe një tentativë tjetër për konstituimin e kuvendit