Pfizer teston ilaçin kundër koronavirusit, faza e parë deri më 25 maj

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer po kryen një provë klinike të një ilaçi eksperimental të quajtur PF-07321332, pilula e parë për të kuruar koronavirusin.

Medikamenti i përket një klase të ilaçeve të quajtura frenues të proteazës dhe pilula antivirale duhet të parandalojë përhapjen e virusit në trup, duke bllokuar enzimën që përdor koronavirusi për të bërë kopje në qelizat njerëzore.

“Daily Mail” raporton se faza e parë e provave klinike në SHBA dhe Belgjikë është planifikuar të përfundojë më 25 maj, dhe nëse fazat e ardhshme, të cilat duhet të përfundojnë nga mesi i korrikut, vërtetojnë se ilaçi është i suksesshëm, ai mund të jetë në dispozicion në protokollet e trajtimit në vjeshtë.

Ilaçi, i njohur si PF-07321332, do t’u përshkruhej pacientëve në shenjat e para të infeksionit COVID-19.

Është e panjohur nëse ndonjë agjenci qeveritare amerikane po financon provat klinike dhe nëse SHBA ka vendosur tashmë ndonjë porosi për ilaçin./KosovaPress

Read Previous

Po i transportonte ilegalisht 35 krerë bagëti, policia ndalon një person në Viti

Read Next

​9 mijë e 671 raste aktive me COVID-19