Duke folur për gazetarët në Zyrën Ovale, presidenti amerikan, Donald Trump tha se doganat prej 25 për qind do të zbatohet edhe për kompaninë jugkoreane, Samsung, ashtu si për çdo kompani tjetër që prodhon telefona inteligjentë.
“Përndryshe, nuk do të ishte e drejtë,” tha ai, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë “do ta zbatojë këtë në mënyrë të duhur deri në fund të qershorit”.
“Kur të ndërtojnë fabrikën e tyre këtu, nuk ka doganë. Kështu që do të ndërtojnë fabrika këtu”, tha lideri amerikan.
Kur njoftoi për herë të parë doganat dje në mëngjes, ai iu referua posaçërisht drejtorit ekzekutiv të Apple-it, Tim Cook, i cili së fundmi ka deklaruar se kompania po forcon prodhimin në Indi.
“I thashë që është në rregull të shkosh në Indi, por nuk do të shesësh këtu pa doganë”, deklaroi Trump. /Telegrafi/