Në vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.
Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi./KosovaPress