Spanja bllokon mbi 65,000 prona të listuara për qira në Airbnb

Ministria e të drejtave të konsumatorit të Spanjës ka njoftuar të hënën se ka urdhëruar Airbnb, që të largojë më shumë se 65,000 prona të listuara  listime për me qira nga platforma e saj, duke thënë se ato kanë shkelur rregullat ekzistuese.

Qeveria spanjolle, si dhe këshillat e qytetit dhe autoritetet rajonale kanë nisur një goditje të përgjithshme për qiratë e turizmit përmes faqeve të tilla si Airbnb dhe Booking.com, për të cilat shumë spanjollë thonë se po krijojnë turizëm të tepërt dhe po e bëjnë marrjen me qira të papërballueshme për vendasit.

Shumica e listimeve të Airbnb që do të bllokohen nuk përfshinin numrin e licencës së tyre, ndërsa të tjerat nuk e kishin të specifikuar nëse pronari ishte një individ apo një korporatë, ka njoftuar ministria në një deklaratë.

Ministri i Konsumatorëve, Pablo Bustinduy, ka thënë se qëllimi i tij është t’i japë fund “mungesës së kontrollit” dhe “paligjshmërisë” në biznesin e qirasë për pushime dhe “të favorizojë qasjen në strehim dhe të mbrojë të drejtat e konsumatorëve”.

Kryebashkiaku i Barcelonës, Jaume Collboni, ka ndërmarrë lëvizjen më të ashpër të Spanjës deri më tani, në qershor të vitit të kaluar, kur ai urdhëroi ndalimin total të qirave për turizëm deri në vitin 2028.

Read Previous

Krasniqi: VV e painteresuar për zhbllokim

Read Next

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për veprime të partisë së parë