Capello për Napolin: Jam i bindur se nuk do të gabojë më në garën për titull

Fabio Capello ka dhënë mendimin e tij për garën e titullit në Serie A, e cila dy javë nga fundi e sheh Napolin në krye me 78 pikë dhe Interin që ndjek me 77 pikë. Ky ngushtim i diferencës mes dy kryesuesve erdhi si pasojë e rezultateve të javës së fundit të kampionatit, ku napolitanët barazuan në “Maradona” kundër Genoa dhe zikaltrit fituan në Torino.

Këto janë fjalët e ish-trajnerit të njohur italian: “Inzaghi ka rikuperuar terren duke bërë rotacion. Ky është një rezultat i madh, sepse në këtë mënyrë ka mbrojtur gjendjen fizike të atyre që dhanë gjithçka në 120 minutat kundër Barcelonës, duke ‘ringjallur’ në të njëjtën kohë edhe rezervat.

Ja pra ku qëndron forca e Interit, te grupi. Nëse më pas, siç duket, Simone do të aktivizojë gjithnjë e më shumë titullarët mes ndeshjes me Lazio dhe Como, kjo do të jetë vlerë e shtuar. Conte ka mbërritur lart me grupin, çka mbetet ‘arma’ e tij për ta përfunduar kampionatin përpara të gjithëve”.

Cili është sinjali i alarmit për të dyja skuadrat? Conte duhet të rrisë vëmendjen, të korigjojë disa gjëra në fazën mbrojtëse. Genoa e goditi dy herë duke shfrytëzuar lojën ajrore dhe krosimet, edhe pse mbrojtja ndaj topave të lartë ishte një nga pikat e forta të Napolit. Prapavija e Contes do të jetë e nevojshme të kthehet në nivelin e përsosur ndaj Parmës dhe Cagliarit. Për Interin nuk shoh ndonjë problem të veçantë. Inzaghi duhet të vazhdojë t’i motivojë ‘rezervat’ e tij dhe të sigurojë që dëshira e lojtarëve për të luftuar për çdo top të mbetet e njëjtë. Me një finale të Ligës së Kampionëve për t’u luajtur, është normale që ndonjëri mund të ‘tërhiqet’ pak për të shmangur dëmtimet.

Si mendoni se do të përfundojë gara e titullit? Napoli bëri një hap fals, po, por jam i bindur se nuk do të gabojë më. /Telesport.al/

Read Previous

Samsung prezanton telefonin më të hollë intelegjentë, përballë konkurrencës me Apple

Read Next

Man City, Akanji: Për të shkuar në Ligën e Kampionëve duhet t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura