Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt për asgjë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur kënaqësinë e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gjatë mbledhjes së 58-të të Këshillit të Përgjithshëm, të parës pas zgjedhjeve, ai theksoi se përkrahja për VV-në ishte e pastër dhe e ndershme.

Kurti theksoi se kjo fitore nuk erdhi si rezultat i borxheve ndaj individëve, grupeve apo strukturave të veçanta, por ishte një votë e pastër popullore, e sinqertë qytetare.

“42.3 për qind e votave është një votë e pastër popullore, votë e sinqertë qytetare, votë pa asnjë borxh ndaj askujt për asgjë. Ose për të qenë më të saktë, nuk i kemi borxh asnjë emri të veçantë, grupi të posaçëm, apo strukturë të veçantë. I kemi gjithçka borxh popullit, nga i cili vijmë si përfaqësues politikë, për t’iu rikthyer atij me shërbim publik, përkrahje ekonomike dhe mbështetje sociale”, ka deklaruar Kurti. /GazetaSinjali/

Read Previous

Interi vendos rekord të ardhurash falë finales së Ligës së Kampionëve

Read Next

Gjashtë raste të dhunës ndaj grave në 24 orët e fundit