Ford paralajmëron se do të pësojë dëm prej 1.5 miliardë dollarësh nga tarifat e Trumpit

Kompania amerikane e automjeteve Ford ka pezulluar udhëzimet e saj vjetore të hënën për shkak të pasigurisë rreth tarifave të vendosura nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke thënë se taksat do t’i kushtonin kompanisë rreth 1.5 miliardë dollarë në fitime të rregullta.

“Është ende shumë herët për të kuptuar plotësisht përgjigjet e konkurrentëve tanë ndaj këtyre tarifave”, u tha analistëve të hënën në mbrëmje drejtori ekzekutiv i Fordit, Jim Farley. “Megjithatë, është e qartë se në këtë mjedis të ri, prodhuesit e automjeteve me gjurmën më të madhe në SHBA do të kenë një avantazh të madh”, ka shtuar ai. 

Prodhuesi i automjeteve ka pezulluar eksportet e automobilave në Kinë, por ende importon automjete si Lincoln Nautilus nga vendi.

Përveç pengesave nga politika tregtare e Trumpit, Fordi përballet me humbje të konsiderueshme në automjetet e saj elektrike.

Prodhuesi i automjeteve këtë vit parashikoi humbje deri në 5.5 miliardë dollarë në operacionet e tij të automjeteve elektrike dhe softuerëve. Ai ka pësuar tashmë më shumë se 10 miliardë dollarë humbje që nga viti 2023. /Koha.net/

Read Previous

Presidenti i UEFA-s kritikon ashpër Italinë: Keni infrastrukturën më të keqe sportive

Read Next

Gjithçka që ndodhi nga krimi i rëndë brenda familjes me shtetësi turke në Prizren