Mercedes-AMG ka zbuluar një edicion të veçantë të modelit GT 63 Pro 4MATIC+, të quajtur “Motorsport Collectors Edition”, gjatë fundjavës së Grand Prix të Miami-t 2025.
Ky model është një nderim për ekipin Mercedes-AMG PETRONAS në Formula 1 dhe është i kufizuar në vetëm 200 njësi në mbarë botën.
Edicioni i veçantë ka një ngjyrë të jashtme Obsidian Black Metallic.
Ky model është i pajisur me një motor V8 4.0L biturbo që prodhon 612 kuaj fuqi.
Arrin shpejtësinë 0-100 km/h në 3.1 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 317 km/h.
Çdo njësi është e shoqëruar me një certifikatë që tregon se është pjesë e edicionit të kufizuar “1 nga 200”. /Telegrafi/