Raphinha mund të kishte qenë një lojtar i kombëtares italiane. Zërat dhe spekulimet për mundësinë që sulmuesi anësor brazilian, sot te Barcelona, të vishte fanellën “azzurre” kanë qenë të njohura (për shembull, i kishte përmendur edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, në një intervistë të disa kohëve më parë), tashmë marrin tjetër “peshë”, pasi janë konfirmuar nga vetë lojtari.
Në një intervistë për kanalin në YouTube të gazetares braziliane Isabela Pagliari, Raphinha deklaroi: “Do të duhej të isha pjesë e skuadrës që fitoi Europianin e vitit 2020. Praktikisht, gjithçka ishte gati, por për fat të mirë pasaporta nuk mbërriti në kohë. Nga Kombëtarja italiane më telefononin gjithmonë, sidomos Jorginho. Stafi kishte një projekt fantastik për mua, më kishin lënë shumë mbresa”.
Ai shtoi më tej, duke shpjeguar procesin që e çoi në refuzimin e thirrjes nga Italia: “Në të njëjtën kohë, thellë-thellë, kisha ende një përqindje shpresë se mund ta vishja fanellën e Brazilit. Pastaj e bëra. Për fat të mirë, pasaporta italiane nuk mbërriti kurrë në kohë”. /Telesport.al/