Steinmeier: Ushtria evropiane nuk mund ta zëvendësojë NATO-n

Një ushtri evropiane nuk do të ishte një zëvendësim për NATO-n, deklaroi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

“Ne kemi shumë për të falënderuar NATO-n”, theksoi ai gjatë një vizite në selinë ushtarake në qytetin perëndimor gjerman të Koblenzit.

“Këshilla ime është: të mos strehohemi në alternativa që nuk janë të disponueshme. Ushtria evropiane është një ide, por nuk është një zëvendësues adekuat për sigurinë e ofruar nga NATO-ja”, deklaroi ai.

”Gjermania duhet të japë një kontribut më të madh në aleancën e mbrojtjes perëndimore në vitet e ardhshme”, argumentoi presidenti.

‘’Ndërsa ushtria gjermane, ose Bundeswehr, ka ndryshuar gjatë dekadave, pyetja se çfarë bëjnë ushtarët e saj nuk ka ndryshuar. Kjo është mbrojtja e rendit tonë themelor, të lirë dhe demokratik. Është mbrojtja e lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor”, theksoi ai.

Steinmeier iu referua gjithashtu një marrëveshjeje koalicioni të shpallur të mërkurën në Berlin për të formuar qeverinë e ardhshme gjermane.

“Ne takohemi këtu në një ditë të veçantë, pas javësh negociatash për një marrëveshje koalicioni,” u tha presidenti ushtarëve. /ATSH-DPA/

Read Previous

​Kundërshtohet shtrenjtimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë: Rrezikohen vendet e punës

Read Next

Rama: Akademia e Futbollit Dyrrah City po ndërtohet me të gjitha kërkesat e shkollës Manchester City