Sikurse dje, edhe mëngjesin e sotëm aktivistët e grupit ‘’Asnji cent ma shumë’’ po protestojnë para zyrave të ZRrE-së, kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.
Protesta e djeshme ishte mbajtur pikërisht para derës së brendshme të ZRrE-së, ndërkaq sot po protestohet jashtë saj.
Te dera e ZRrE-së, ndërkohë, janë pozicionuar disa zyrtarë policorë, të cilët janë të angazhuar për t’u përkujdesur për mbarëvajtjen e protestës.
Pikërisht dje, protestuesit e paktë në numër janë arrestuar nga policia, me arsyetimin se protesta nuk ishte paralajmëruar.
Kujtojmë se të shtunën e 5 prillit, duke filluar nga ora 15:00, pritet të organizohet protestë kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike./Indeksonline/