Është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e granteve nga komuna e Gjakovës. Praktikisht 36 Start-Up biznese kanë përfituar grante mbështetëse nga bashkëpunimi i komunës dhe organizatës gjermane “German Cooperation”. Gjakova është një ndër gjashtë komunat përfituese të projekteve tjera për fillim të bizneseve tha Ferdinand Kola, drejtor për zhvillim ekonomik.
Vlen të theksohet se shuma e përfituar nga ky grant është 1 mijë e 800 euro për secilin biznes.
36 Start-Up biznese të komunës së Gjakovës përfitojnë grante