Presidenti Donald Trump s’e angazhoi sekretarin e tij të Shtetit, për të hapur negociatat për një marrëveshje eventuale për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Njeriu që Trump dërgoi në Kremlin për të menaxhuar një sfidë gjeopolitike të përmasave titanike nuk ka një formim diplomatik.
Në vend të një profesionisti, shefi i Shtëpisë së Bardhë zgjodhi mikun e tij personal, shokun e golfit dhe miliarderin e pasurive të patundshme, Steve Witkoff.
Vetë Trump e bëri të ditur lajmin, duke thënë se edhe ai vet kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e Kremlinit, duke sinjalizuar një lehtësim të fërkimeve mes dy vendeve.
Biznesmeni luajti gjithashtu një rol kyç në ndërmjetësimin e armëpushimit aktual mes Izraelit dhe Hamasit, për të cilin si Trump edhe Joe Biden morën përsipër meritat.
Witkoff tani po kthehet në rajon, konkretisht në Arabinë Saudite, për bisedimet e para kokë më kokë amerikano-ruse, pas telefonatës mes dy presidentëve.
Po, lëvizjet e guximshme të bëra nga administrata Trump po krijojnë shqetësim në radhët e aleatëve perëndimorë, që druhen se në një rend të ri botëror lojtarët kyç të lihen jashtë bisedimeve.
Kjo, pasi as zyrtarë ukrainas dhe as evropianë nuk u ftuan në takimin mes kryediplomatëve Lavrov dhe Rubio në Arabinë Saudite.