Drejtori sportiv i Bayern Munich komenton situatën kontraktuale të Joshua Kimmich

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Christoph Freund, foli për “Sky Sport De” për situatën kontraktuale të Joshua Kimmich. Klubi gjerman ka vendosur një ofertë për rinovimin në tryezën e lojtarit dhe pret që ai ta pranojë atë.

“Ky është një vendim themelor në karrierën e tij. Ai e di saktësisht se çfarë përfaqëson Bayern, klubi, ekipi dhe trajneri. Ai ndihet shumë rehat këtu. Jam i sigurt se në fund do të vendosë të qëndrojë me ne”, tha Freund.

“Natyrisht që ai ka kohën e nevojshme për të marrë një vendim. Ne nuk i kemi dhënë një afat specifik, por nuk duam ta zgjasim pafundësisht këtë pritje”, u shpreh shefi i klubit bavarez.

Së fundi, nga Gjermania siguruan se Joshua Kimmich është duke negociuar me Real Madrid dhe dje i kërkuan informacion lojtarit, i cili nuk i mohoi ato thashetheme: “Do të ketë një përditësim herët a vonë, por unë nuk do të komentoj çdo tre ditë të ardhmen time”. /Telesport.al/

Read Previous

Bill Gates: Po të isha fëmijë në ditët e sotme, do të më diagnostikonin me autizëm

Read Next

Google sjell një veçori thelbësore për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve