Dogana e Kosovës zbuloi mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 10 mijë euro
Tashmë është bërë publik momenti kur presidenti amerikan, Joe Biden njofton se armëpushimi në Gaza kishte filluar dhe robërit izraelitë u liruan nga territori palestinez i shkatërruar nga lufta.
Biden u shpreh se marrëveshja e armëpushimit ishte e njëjta që ai propozoi në maj dhe që e miratoi OKB.
“Të paktën dy shtetas amerikanë do të jenë në mesin e robërve të ardhshëm të liruar nga Gaza në fazën e parë të marrëveshjes”, tha Biden.
“Pas kaq shumë dhimbje, shkatërrime dhe humbje jete, sot krismat e armëve në Gaza kanë ndaluar”, vazhdoi Biden.
Ndryshe, deri më tani janë liruar 93 pengje nga të dy palët.