Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
1 mijë e 245 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së shtunë.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, ku 18 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 45 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu policia ka arrestuar 7 persona, 5 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./21Media
