Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët dhe pensionistët

Qeveria edhe sivjet ka vendosur t’ia ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) dhe pensionistëve.

Pasi kryeministri Albin Kurti dha lajmin në një konferencë për media, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo, “nuk do të ketë nevojë për aplikim”.

Ai tha se brenda një jave do të “mundohen” t’i ekzekutojnë këto pagesa.

“Do të mundohemi që gjatë kësaj jave – dhe megjithëse kemi një ditë pune e cila është pushim – t’i bëjmë të gjitha përgatitjet teknike në mënyrë që të ekzekutohen pagesat këtë javë”, tha ai./21Media

Read Previous

Drejtori i CIA-s vizitë të fshehtë në Kiev

Read Next

Të paktën 28 të vrarë në Gaza të dielën