​Osmani i uron mirëseardhje Starlinkut në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink.

“Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Interneti i Starlink me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët tani është i disponueshëm në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga miliarderi amerikan Elon Musk përmes një statusin në platformën e tij X.

Starlink është emri i një rrjeti satelitor të zhvilluar nga kompania private e fluturimeve hapësinore SpaceX për të ofruar internet me kosto të ulët.

Një satelit Starlink ka një jetëgjatësi prej afërsisht pesë vjetësh dhe SpaceX përfundimisht shpreson të ketë deri në 42 mijë satelitë./kp

Read Previous

Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fillore dhe të mesme

Read Next

Rrjetet sociale që po vjedhin fëmijërinë