Prokuroria tha se nuk do hetohen mediat për prcesin e vaksinimit por gazetari Olluri tha se është intervistuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka reaguar sot duke thënë se pas nisjes së hetimeve rreth procesit të sigurimit të vaksinës antiCOVID, mediat nuk përfshihen.

Por gazetari Parim Olluri, ka demantuar këtë duke thënë se është intervistuar.

Nuk e di sa është i saktë njoftimi i Prokurorisë që thotë se “mediat nuk do të hetohen”. Në mëngjes Krimet e Renda të Policisë zbarkuan në Insajderi. Fillova intervistimin aty. Kërkuan që intervistimi të vazhdojë në stacion policor. Pas pak, bashkë me avokatin e Insajderit jemi të obliguar që të paraqitemi për intervistim në stacion policor”, thotë ai.

Prokuroria Themelore sot përmes një kumtese tha se për këtë çështje është hapur rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së dhe se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve./GazetaSinjali

Read Previous

Achraf Hakimi ka vendosur për të ardhmen e tij

Read Next

Pirlo: Ronaldo nuk është nesër, fillon Dybala