Sulmohet e më pas edhe plagoset shtetasi i Shqipërisë në Gjakovë, policia po heton rastin

Sot rreth orës 12:25 një person, shtetas i Shqipërisë rreth moshës 28 vjeçare është plagosur nga persona të panjohur.

Gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, thuhet në raportin policor.

Raporti i plotë i policisë:

Me datë 08.12.2024, rreth orës 12:25, jemi njoftuar se një person, rreth moshës 28 vjeçare (mashkull, shtetas i Shqipërisë), ishte dërguar në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë me lëndime të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Sipas informatave të para, viktima ka raportuar se, gjatë lëvizjes me veturë në rrugën Morinë-Gjakovë, në fshatin Nec, është ndalur nga dy persona (deri më tani të panjohur), të cilët fillimisht e kanë sulmuar me mjet të fortë dhe më pas e kanë plagosur me armë zjarri.
Nga personeli mjekësor, jemi njoftuar se gjendja e viktimës është aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e nevojshme policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Gjatë hetimeve janë gjetur tre fishekë të kalibrit 9mm dhe dy gëzhoja.
Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, me vendimin e të cilit është iniciuar rast vrasje e mbetur në tentativë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar të dyshuarit
.

Read Previous

Nga oftamolog në autokrat: Fundi i sundimit të Assadit

Read Next

Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar