Ja sa gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 546 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime e 37 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /RTK/

Read Previous

Mundësia e fluturimeve të avionëve pa pilotë alarmon ekspertët

Read Next

Trepça dhe Vëllaznimi përballen në Gjakovë – Java e 10-të e Superligës