112-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Bashkëatdhetarët të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë

Presidenti Bajram Begaj ka uruar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga sheshi i Flamurit në Vlorë ku mori pjesë në ceremoninë zyrtare së bashku me krerët e tjerë të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

“Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912, i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar .

Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e Pavarësisë që në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, shprehet Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës, krah autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës, vendosi kurorën me lule në vendprehjen e Ismail Qemalit. /tvklan.al

Read Previous

Revista amerikane “Fortune”: Vlora është qyteti më i mirë evropian për nomadët digjitalë

Read Next

Joseph: SHBA-ja dhe BE-ja të ndryshojnë qasjen në dialog, s’mund të ndëshkohet vetëm Kosova