Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Sot (e premte) është hedhur shorti për ndeshjet e ‘play-off’-it në Ligën e Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës ka mësuar tashmë kundërshtarin.

Dardanët e dinë tashmë se me kënd do të ndeshen në ‘play-off’-in për promovim në Ligën B, pas përfundimit në pozitën e dytë të grupit në Ligën C.

Pas shortit të hedhur, fati deshi që Kombëtarja e Kosovës të shortohet me kombëtaren e Islandës.

‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025. /Telegrafi/

Read Previous

“Kosova A” qe tri javë po ruhet nga Policia

Read Next

A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024?