Lajçak në takim me ministrin francez Haddad

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë takimit me ministrin francez për Evropë, Benjamin Haddad ka diskutuar për dinamikën në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak tha se në kuadër të kësaj bisede është diskutuar edhe për procesin e dialogut dhe normalizimin e raporteve.

Emisari Lajçak e ka falënderuar shtetin e Francës për përkrahjen e dhënë në procesin dialogues.

“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin Benjamin Haddad. Patëm një diskutim të mirë për dinamiken në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në këtë proces”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X./21Media

Read Previous

Imazhet satelitore zbulojnë se si Rusia paguan Korenë e Veriut për ushtarë dhe armë

Read Next

KEDS njofton për ndërprerjet e rrymës sot në Gjakovë