Rushiti: Vetëm me tre prokurorë nuk mund të dëshmohen krimet e luftës

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti theksoi se marsi, prilli e maji i vitit ’99, janë tre muajt që ka kulmuar dhunimi i popullatës së pafajshme. Derisa është shprehur se institucionet e Kosovës kanë dështuar të krijojnë arkivën për dokumentimin e krimit, ajo ka pasur disa kërkesa ndaj tyre.

Udhëheqësja e QKRMT-së ka thënë se ligji aktual ka shumë mangësi dhe se duhet të zgjatet afati i Komisionit për Verifikimin e Statusit të Viktimës së Dhunës Seksuale.

Menaxherja e projektit, Fatmire Haliti ka theksuar se 11 përqind të rasteve të dokumentuara, kanë qenë nën moshën 18 vjeçare, kur e kanë përjetuar dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë. Veç tjerash, ajo ka potencuar që 22 përqind e të mbijetuarve jetojnë ende në shtëpitë ku janë dhunuar, të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndërrojnë vendbanimin.

Ajo ka shtuar se 13 për qind të rasteve kanë përjetuar ngjarjen më shumë se një herë.

Drejtoresha e organizatës “Medica Gjakova”, Mirlinda Sada tha se ky raport është vetëm nisma e dokumentimit të krimeve të dhunimeve në Kosovë. Sipas saj, kjo do të shërbejë në ndërkombëtarizimin e historisë së Kosovës./KosovaPress

Read Previous

Gjakovë, 44 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Zgjerohet studimi i vaksinave të përziera për Coronavirus dhe reagimit të sistemit imunitar të njerëzve