Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar se në komandën e doktrinës dhe stërvitjes ka përfunduar dy ushtrime ushtarake.
Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja përmes një komunikate për media, ku është thënë se trajnimet janë kryer me ndihmën e ushtrisë britanike.
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj përfunduan “Kursi i Lartë për Nënoficer” i realizuar nga Shkolla e Nënoficerëve në KDS, si dhe “Kursi i Avancuar për Snajper” realizuar nga ekipet trajnuese mobile të ushtrisë britanike”, thuhet në komunikatën e FSK-së.
Ndërsa, potencohet se FSK-ja po vazhdon të rrisë aftësitë lushtarake në të gjitha fushat ushtarake.
Më 30 shtator, NATO-ja kishte dislokuar në Ballkanin Perëndimor rreth 200 pjesëtarë nga Forca Aleate e Reagimit të NATO-s (ARF), nga 30 shtatori deri më 16 tetor, për të kryer stërvitje që synojnë rritjen e gatishmërisë dhe mbështetjen e forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR).
50 prej tyre janë transferuar në Kosovë.
Ndërsa, më 25 shtator, KFOR-i kishte njoftuar se 300 trupat nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshiret nga Britania e Madhe kanë arritur të mërkurën në Durrës të Shqipërisë dhe do të zhvendosen në Kosovë përmes rrugës tokësore.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë./Albanianpost.com