Rikthimi në fushë pas një viti, Neymar: Ndihem mirë, por është shumë e vështirë

(Francois Nel/Getty Images)

Ylli i madh i Al Hilal, Neymar, ishte natyrisht shumë i lumtur pasi u kthye në fushë pas rreth një viti larg nga fusha.

Sulmuesi brazilian luajti 20 minuta në fitoren 5-4 të skuadrës së tij kundër Al Ain në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve të Azisë.

“Ndihem mirë. Është shumë e vështirë. Unë gjithmonë kam pasur një ekip të mirë, por jam shumë i lumtur. Jam kthyer, jam kthyer!”, tha Neymar menjëherë pas ndeshjes. /GazetaBlic Sport

Read Previous

Ky shtet do të ndëshkojë drejtorët e shkollave nëse nuk heqin produktet “fast food”

Read Next

Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerje të armëve