KF Vëllaznimi këtë të dielë do të mirëpresë KF “Trepça’89” në kuadër të javës së nëntë të Raiffeisen Ligës së Parë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin sintetik “Liman Gegaj” në Malishevë, me fillim nga ora 13:00.
Ky takim pritet të jetë një përballje interesante, pasi të dy skuadrat janë në kërkim të pikëve të rëndësishme për të forcuar pozitat në tabelën e ligës. Vëllaznimi, që luan si nikoqir, synon të vazhdojë serinë pozitive në fushën e tij dhe të mbajë ritmin e lartë të sezonit.
Trepça’89, nga ana tjetër, vjen me qëllimin për të marrë rezultat pozitiv, duke u përballur me një Vëllaznim që po shfaqet gjithnjë e më i fortë në këtë edicion. Tifozët pritet të mbushin stadiumin për të mbështetur ekipin e tyre në këtë përballje vendimtare. /tvsyrivison/