AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Një 54 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte pikën kufitare të Kakavijës me 14 500 euro të padeklaruara.
Pas një kontrolli të ushtruar në çantën e tij, policia kufitare gjeti sasinë e aurove që ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. /abcnews.al