Pandemia nuk ishte e rëndë për të gjithë, miliarderëve veç iu shtuan disa shifra

Teksa COVID-19 shkatërroi vendin, mbylli bizneset dhe bëri që gati 43 milion amerikanë të dilnin të papunë, të pasurit kanë përfituar dhe kanë arritur të mbushin xhepat e tyre. Me një fjalë, të pasur janë bërë edhe më të pasur, ndërsa të varfërit edhe më të varfër.

Gjatë muajve të pandemisë që nga viti i kaluar, miliarderët amerikanë i kanë shtuar llogarive të tyre dhe 565 miliardë dollarë, edhe pse bota u përfshi nga një krizë e thellë. Pasuria totale e miliarderëve tani ka shkuar në 3.5 trilionë dollarë, kjo sipas një azhurnimi të Institutit për Studime të Politikave.

Pasuria totale kumulative e miliarderëve u rrit me 565 miliardë dollarë.

Jeff Bezos i Amazonës arriti vlerën e tij neto prej 36.2 miliardë dollarësh nga 18 mars. Aksionet e Amazonë filluan të rriten me 47 përqind nga niveli i ulët i raportuar në mes të marsit. Biznesi filloi të lulëzonte me miliona amerikanë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi ndërsa vendosnin të blinin mallra në internet.

Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi dhe CEO i Facebook, ka parë që pasuria e tij të rritet 30.1 miliardë dollarë që nga 18 mars, zbuloi raporti IPS.

Për më tepër, Elon Musk i Tesla-së, themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page dhe ish-drejtori i përgjithshëm i Microsoft Steve Ballmer, janë ngjitur të gjithë me 13 miliardë dollarë.

Read Previous

Më i dëmshëm sheqeri apo kripa

Read Next

Synimi i Real Madridit Camavinga nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re me Rennes