Liderët e shtetit urojnë Rutten

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Mark Rutten me marrjen e detyrës së shefit të NATO-s, duke thënë se mezi pret të bashkëpunojë me të.

Osmani ka shkruar në rrjetin social “X” se ka besim se nën udhëheqjen e Ruttes, partneriteti dhe bashkëpunimi “do të forcohen edhe më tepër”.

“Mezi pres të bashkëpunojmë drejt garantimit të paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon dhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s. Një falënderim i përzemërt për Jens Stoltenberg për shërbimin dhe udhëheqjen e tij, duke i dëshiruar atij më të mirën në përpjekjet e tij të ardhshme”, thuhet në mesazhin e Osmanit.

Rutten e ka uruar edhe kryeministrin Albin Kurti. Ai ka thënë se i dëshiron suksese të mëdha “dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në detyrën tuaj të re”./koha.net/

Read Previous

Shqipëri: Ekonomia u rrit me 3.94 % në gjysmën e parë të vitit

Read Next

Adresa zyrtare për qytetarët e Kosovës, një projekt thelbësor për shtetin dhe shërbimet publike