Derisa po kryheshin testet përfundimtare, nëndetësja e re e Kinës fundoset në portin e Wuhanit

Nëndetësja më e re e Kinës me energji bërthamore është fundosur në një port të Wuhanit – derisa Partia Komuniste po përpiqet të mbulojë këtë fakt për muaj të tërë.

Anija e klasit Zhou u zhyt nën ujë ndërsa po ndërtohej, me gafën që u zbulua fillimisht nga zyrtarët amerikanë që po vlerësonin imazhet satelitore të kantierit detar Wuchang, transmeton Telegrafi.

Nëndetësja e sapondërtuar, e cila përmban një sternë të veçantë në formë X, mendohet se është fundosur në fund të majit ose në fillim të qershorit ndërsa po i nënshtrohej testeve përfundimtare të pajisjes për det.

Vinçat u mobilizuan për të nxjerrë nëndetësen, por mund të kërkojë një riparim të madh dhe do të duhen muaj për t’u pastruar me elektronikën ‘plot ujë’.

E deri më tani nga Partia Komuniste këtë fakt kanë tentuar ta mbajnë të fshehtë, kurse në media as që janë lejuar të raportojnë për këtë në Kinë. /Telegrafi/

Read Previous

Turqia shpreh dëshirën për vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Read Next

Gjermania lehtëson kushtet e punës sezonale për studentët e Ballkanit