Atentati i dytë ndaj Donald Trump, reagon Kamala Harris

Saul Loeb/AFP via Getty Images

Kamala Harris ka thyer heshtjen e saj, duke reaguar ndaj atentatit të dytë ndaj Donald Trump.

Zëvendëspresidentja, e cila do të përballet me kandidatin e republikanëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, tha se ishte e lehtësuar që askush nuk u lëndua në tentativën për të vrarë rivalin e saj.

“Jam informuar për raportet e të shtënave me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida dhe jam e lumtur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, shkroi Harris në platformën X.

Shërbimi Sekret amerikan raportohet se ka qëlluar kundër personit të armatosur dhe një i dyshuar u kap më vonë në atë që zyrtarët besojnë se ishte një përpjekje për të vrarë ish-presidentin. /abcnews.al

Read Previous

Liga e Kampionëve rikthehet me ndeshje të jashtëzakonshme

Read Next

Blinken në Egjipt, një përpjekje për të arritur armëpushim në Gaza