Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka hapur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit, nga mosha 18 deri 25 vjeç.

“Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin i cili së shpejti do të publikohet. Bëhu ushtar i Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024./ KultPlus.com

Read Previous

Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës

Read Next

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit