Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës

Sot rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara – disa USB.

USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar dhe rasti po hetohet, thuhet në komunikatë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës shprehet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës, duke thënë se nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve./kosovapress/

Read Previous

Nesër, Gjykata Speciale vazhdon seancën me dëshmitar të ri

Read Next

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj