Çmimet e konsumit shënojnë ngritje prej 2.2%

Heqja e vizave ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të biletave të fluturimit.
Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar këtë vit sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave biletat janë shtrenjtuar për 22%. E jo vetëm çmimet e biletave të fluturimeve edhe kafja, çaji, pijet alkoolike, lëndët djegëse shënuan rritje të çmimeve.

Por sipas profesorëve të ekonomisë, ky trend i ngritjeve të çmimeve po vazhdon tash e një kohë.

Madje gjendja është renduar sa qe për të dalë nga kriza shumë familja janë detyruar të marrin kredi.

Për profesorin, Mustafë Kadrijaj, për shkak të inflacionit të lartë jeta e qytetarëve në Kosovë është rënduar.

“Vetë fakti që Qeveria krekoset që ne po e mbushim arkën e shtetit përmes doganës kjo tregon qe ne kemi importin e lartë dhe në momentin qe e ki importin e lartë ti je i diktuar nga çmimet dhe inflacioni dhe për fat jo të mirë nga viti në vit po ka ndryshime e kjo po e rëndon jetën e qytetarëve e kur flasim për të hyra nuk kemi ndonjë përmirësim”, tha Kadrijaj.

Sipas ASK-së shkalla e inflacioni në Kosovë në muajin korrik ka shënuar vlerën 2.2%,krahasuar me muajin korrik 2023./indeksonline/

Read Previous

Ukraina kryen një nga sulmet e saj më të mëdha me dron në Rusi

Read Next

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente