Gjermania deporton shtetas afganë për herë të parë që nga viti 2021

Gjermania ka deportuar sot shtetas afganë në vendin e tyre për herë të parë që nga gushti 2021, kur talebanët u kthyen në pushtet.

Mësohet se janë depërtuar 28 persona.

Steffen Hebestreit, zëdhënësi i qeverisë gjermane, i përshkroi shtetasit afganë si kriminelë të dënuar, raportoi Associated Press.

Deportimet ndërkaq vijnë një javë pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në Solingen, ku i dyshuari është një shtetas sirian, i cili kishte aplikuar për azil dhe thuhet se ishte zhdukur dhe shmangur dëbimin.

Gjermania nuk ka marrëdhënie diplomatike me talebanët.

Zyra e Amnesty International në Gjermani i është përgjigjur deportimit të shtetasve afganë në vendin e tyre, duke shkruar se askush nuk është i sigurt në Afganistan.  /Albanianpost.com

Read Previous

Jadon Sancho i thotë ‘po’ transferimit te Chelsea

Read Next

‘Shpërthejnë’ tifozët e Chelsea-t: Arrestoni Todd Boehly