Darmian: Ishim të etur për fitoren e parë

Mesfushori i Interit, Matteo Darmian, duke folur për ‘Dazn’ pas fitores ndaj Lecces, tha se skuadra e tij ishte e etur për fitoren e parë të këtij sezoni.

Kampionët në fuqi të Italisë, mundën Leccen (2-0), të shtunën në kuadër të javës së dytë të Serie A.

Darmian, i cili shënoi golin e parë, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij kundër Lecces.

“Ne ishim të etur për ndeshjen e parë në shtëpi para tifozëve tanë. Në Genoa nuk kishim arritur të marrim fitore, andaj në këtë ndeshje ne donim fitoren”, tha ai.

“Ne arritëm një fitore të rëndësishme për besimin dhe motivin rone. Ne duhet të vazhdojmë kështu sepse jemi në rrugën e duhur”, ka theksuar Darmian. /RTKLive

Read Previous

Përkujtohet Hasan Ceka, intelektuali që vuri themelet e arkeologjisë shqiptare

Read Next

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë