Diasporës i bëhet thirrje të regjistrohet

Në profilin zyrtar të Ambasadës së Kosovës në Washington është shpërndarë njoftimi për regjistrimin e diasporës.

“Të dashur bashkatdhetarë, regjistrimi juaj është i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Regjistrohu”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kjo ambasadë.  

Më 31 gusht është afati i fundit, teksa regjistrimi mund të bëhet në platformën online “eDiaspora”. Aplikacioni është i disponueshëm në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.

“Është shumë e rëndësishmë të bëheni pjesë e kësaj iniciative” theksohet mes tjerash në videon e publikuar. 

Sipas zyrtarëve të Agjencisë së Statistikave e Kosovës, rezultatet përfundimtare pritet të grumbullohen dhe publikohen në dhjetor të vitit 2024. 

Ndërsa, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas rezultateve të ASK-së, është 1 milion e 586 mijë e 659 banorë./rtklive

Read Previous

Edhe një vit kontratë me Torinon, Vojvoda flet për të ardhmen

Read Next

Zelensky jep lajmin e mirë për luftën në Ukrainë