Kurti: Populli ia del edhe pa politikën e qeveritë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur sot para bashkëpartiakëve në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Ai ndër të tjera në fjalimin e tij ka falënderuar edhe popullin për, siç është shprehur ai, mbështetjen e dhënë, përcjell Klankosova.tv.

Kurti tha se populli ia del edhe pa politikën e qeveritë, por sipas tij, politika e politikanët s’kanë kuptim pa popullin.

“Populli ia del edhe pa politikën e qeveritë, por politika e politikanët, qeverisja e kuvendi, nuk kanë as kuptim pa popullin, në shërbim të së cilit është Lëvizja jonë e dashur, Vetëvendosje”, është shprehur Kurti./Klankosova.tv

Read Previous

Kurti: Kosova tani ka një pasaportë që na bën krenarë, po fuqizohet edhe më shumë

Read Next

Spanjë – Angli, formacionet e mundshme të finales së madhe të Euro 2024