Kërcënim për një sulm në një nga spitalet e Kosovës, Policia në gjendje gatishmërie

Gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke i ndaluar të gjitha automjetet që hyjnë në zonën ku ndodhet Qendra Shëndetësore atje, pas një informacioni të marrë nga qendra e Policisë së Kosovës se mund të kryhet një sulm në një nga spitalet në Kosovë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se pas një informacioni që kanë marr nga Prishtina, se mund të ketë një sulm në një nga qendrat spitalore në Kosovës, në veri i kanë ndërmarr menjëherë masat parandaluese.

Ai tha se nuk është precizuar se në cilën nga spitalet në Kosovë mund të ndodh sulmi, mirëpo ata menjëherë i kanë marrë masat e tyre.

“Nuk është precizuar se në cilën qendër spitalore mund të ndodh ndonjë sulm, pasi ky informacion që kemi marr sot vlen për të gjitha qendrat spitalore të Kosovës, e jo veç për veriun. Sigurisht që i kemi ndërmarr masat dhe në qendrat spitalore në veri, pas marrjes së këtij informacioni”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, Telegrafi është munduar të kontaktoj edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, mirëpo i njëjti ende nuk ka kthyer një përgjigje për rastin në fjalë. /Telegrafi/

Read Previous

Gjibraltari “fiton” betejën me COVID-19, tani po vaksinon edhe fqinjët

Read Next

Qeveria Kurti do të organizojë punëtori për Planin e punës dhe të veprimit